Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
16 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Lindita Nikolla zbardh takimin me Yuri Kim: E sigurova ambasadoren për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka treguar detaje pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Nikolla e falenderoi diplomaten për urimet dhe mbështetjen, si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja Nikolla shprehet se do të kontribuojë që Kuvendi të reflektojë një qasje të re bashkëpunimi dhe komunikimi.

“Bashkëpunimi i suksesshëm i Shteteve të Bashkuara me Kuvendin e Shqipërisë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, do të vijojë të zgjerohet e forcohet. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë një partner real e të besueshëm dhe dëshirojmë një Shqipëri demokratike, të fortë dhe europiane.

Të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për avancimin e reformës në drejtësi, thellimin e procesit të vetting-ut, për rezultate të prekshme të zbatimit të saj, si edhe për thellimin e reformave të tjera me impakt në jetën e qytetarëve.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Ambasadoren Yuri Kim për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

“Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE.

Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img