Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Lindita Nikolla vizitë zyrtare në Greqi, takon homologun grek Costantine Tassoulas: Të bindur në mbështetjen e Greqisë për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas.

Kryetari Tassoulas, shprehu kënaqësinë që pret në Parlamentin e Greqisë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe e uroi Lindita Nikolla për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë. Tassoulas shprehu vullnetin e Greqisë për të forcuar e zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe gadishmërinë e Parlamentit të Greqisë për të nxitur e mbështetur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falenderoi Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas, për bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe të dy parlamenteve.

“Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme, partnere e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian.

Bashkëpunimi midis dy vendeve tona është strategjik dhe ne jemi të vendosur që ai të vazhdojë të forcohet në frymën e fqinjësisë së mirë, në të mirë të interesave tona të përbashkëta, partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e madhe, të qartë dhe të vendosur të procesit të integrimit evropian, çeljes së negociatave dhe jemi  të bindur se këtë mbështetje  e kemi edhe për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare gjatë Presidencës sllovene, brenda dhjetorit 2021.

Vendet tona i lidhin edhe dy ura të fuqishme miqësie: minoriteti grek në Shqipëri, i cili gëzon të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve dhe që prej tridhjetë vjetësh kontribuojnë për familjet e tyre, për ekonomitë dhe sistemet e mirëqenies së të dy vendeve.”, theksoi Nikolla. 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Kryetarin Tassoulas edhe për ndihmën e Greqisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për dhurimin e mbi 120 mijë dozave të vaksinave, duke ndihmuar për përballimin dhe daljen nga pandemia e Covid-19.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Tassoulas biseduan edhe mbi aspekte konkrete të bashkëpunimit midis të dy parlamenteve dhe grupeve respektive parlamentare të miqësisë. Lindita Nikolla e ftoi Kryetarin e Parlamentit, Constantine An. Tassoulas, për një vizitë zyrtare në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img