Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lindita Nikolla takon Albin Kurtin: Të përshpejtohen përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Shkruar nga Newsbomb
Lindita Nikolla takon Albin Kurtin: Të përshpejtohen përgatitjet

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar ditën e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë që pas marrjes së detyrës më 10 Shtator.

Në këtë takim ata kanë biseduar për situatën aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dy vendeve.

Kryeparlamentarja Nikolla e uroi kryeministrin Kurti për detyrën, duke i shprehur suksese në realizimin e vizionit të tij për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.

Ajo e falënderoi kryeministrin për ndihmën që shteti i Kosovës ia ka ofruar Shqipërisë gjatë tërmetit të gati para dy viteve dhe për ndihmën e fundit në shuarjen e zjarreve që shpërthyen shkaku i temperaturave të larta. Kryeparlamnetarj Nikolla tha se bashkërendimi i punëve dhe veprimi i përbashkët me Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë një nga prioritetet e detyrës së saj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo tha se duhet të shfrytëzohet sinergjia e re dhe të niset me plane konkrete takimesh e axhendash që të ketë rezultate për qytetarët”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Kryeministri Kurti uroi Nikollën për detyrën e re, ndërsa theksoi se duhet të përshpejtohen përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll