Hapësire reklamuese

Politikë

Lindita Nikolla në krye të Parlamentit, vajza e Rexhep Meidanit ministre?! Media: Emrat e Ramës kanë marrë "OK" nga selia e Rrugës së Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb

Asambleja e Partisë Socialiste pritet që të nisë punimet brenda pak minutash. Zyrtarisht është njoftuar se punimet do të fillonin në orën 10.00, me socialistët që një pjesë kanë mbërritur në Pallanit në Kongreseve dhe presin kryesocialistin Edi Rama.

Ky i fundit pritet që sot të njoftojë dhe emrat e Qeverisë së re.

Në media kanë dalë disa emra që pritet të rikthehen në Qeveri me poste kyçe. Një emër i tillë është ai i Lindita Nikollës, e cila aludohet se do të jetë kryetarja e re e Parlamentit, pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse, shkruan Top Channel.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e  specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Ekziston mundësia e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete. Kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Askushi nga socialistët nuk është i gatshëm, të vendos një bast për emrat që ka përzgjedhur Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme apo të Mbrojtjes. Sipas medias në fjalë, kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.