Disa deputetë demokratë kanë arritur të futen në seancën plenare edhe pse ishin përjashtuar nga “Etika” dhe nuk lejoheshin të merrnin pjesë në këtë seancë.
Ka qenë kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila ka replikuar me disa prej deputetëve të opozitës të cilët edhe pse të përjashtuar kanë arritur të hyjnë në sallën e parlamentit.
Ajo i fajësoi se janë këta që po provokojnë trazira dhe nuk po lejojnë të zhvillohen seanca plenare normale. Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.
“Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, - u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Seanca plenare 5 shkurt
Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama
Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën
Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës
Lexo edhe: Mes kaosit dhe zhurmuesve, seanca plenare mbyllet për 15 minuta
Lexo edhe: Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetaj
Lexo edhe: PAMJET: Tymuese e kapsolla drejt Policisë, nis protesta e opozitës para Parlamentit