Foshnjet Briel dhe Sibord kanë arritur ta fitojnë betejën me jetën. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manastirliu shkruan se foshnjet lindën para kohe dhe se pas 50 ditësh në terapi intensive bebet ia arritën të fitojnë betejën me jetën.
“Pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, Briel dhe Sibord?? të lindur para kohe, vetëm 1140 dhe 1480 gram, e kanë fituar betejën për jetën, falë kujdesit dhe përkushtimit të stafit mjekësor të reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”?” shkruan Manastirliu.
Sondazh
Poll