Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Linda Rama përlotet kur flet për Anetën: Na kishte bindur që nuk do ikte asnjëherë, ajo ishte madhështore…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Linda Rama është përlotur kur ka folur për vjehrrën e saj të ndjerë, Anetën, nënën e kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh në “Ilva Now” se familja Rama e ka ende të hapur plagën për humbjen e Anetës, duke shtuar se fushata elektorale e bëri edhe më evidente mungesën e saj. Bashkëshortja e kryeministrit tha se nëna e Ramës u kishte mbushur mendjen në kohë që nuk do të largohej asnjëherë.

Sipas saj, nëna e kryeministrit ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës së egër politike, duke mbetur mbështetësja më e madhe e Edit.

“Ne jemi akoma me plagë të hapur me humbjen e mamasë së Edit. Fushata iishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua që bisedat me të i kisha të përditshme dhe shumë të gjata. Mendoj që kishte një problem. Mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asjëherë. Ajo ishte shumë përçmuese ndaj dhimbjes, ishte shumë kurajoze në të gjithë sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë. Ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës së egër politike, duke mbetur mbështetësja më e madhe e Edit”, tha Linda Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img