Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka folur edhe për gratë në politikën shqiptare, për të cilat ka thënë se nuk janë aq sa duhet në niveline misionit që kanë.
Sipas saj, atyre u është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, por ato nuk janë më të mirat në Shqipëri.
“Atyre grave u është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, por unë nuk i shoh sa duhet në nivelin e misionit. Ato përpiqen të performojnë në punën e tyre. Duhet hequr egoja personale, duhet të mendojnë se aty nuk janë se janë më të mirat. Nuk janë më të mirat, por iu është dhënë mundësia dhe për shkak të kapaciteteve”, tha Linda Rama.
Linda Rama “kapet” me gratë në politikë: Iu është dhënë mundësia të jenë në nivele të larta, por nuk i shoh aq sa duhet në nivelin e misionit
