Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Limoz Dizdari: Qendrën Kulturore “Dea” në Ksamil e shiti sindikata për 200 milionë lekë, ata që e blenë e shitën për 2 milione euro

Shkruar nga Newsbomb
Limoz Dizdari: Qendrën Kulturore “Dea” në Ksamil e shiti

Kompozitori Limoz Disdari ka zbuluar detaje nga shitja e Qendrës Kulturore "Dea", të cilën ai prej disa vitesh e drejtonte në Ksamil.

Dizdari në “Kjo Javë” tha se pavarësisht premtimeve të politikanëve në takimet që kishte patur me ta, nuk iu afrua asnjë ndihmë konkrete. Ndër të tjera ai ka treguar sesi e humbi qendrën Kulturore “Dea” pas përplasjes së vazhdueshme me disa persona që pretendonin se është pronësia e tyre.

“Këto i bëra tani që erdha në Tiranë. Unë mora përsipër të bëja një protestë personale. Dy javë rresht dola para kryeministrit. I kam çuar 45 letra kryeministrit dhe ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje. I drejtohem atij. Sepse unë e di mirë si funksionon shteti. I njoh pushtetarët, i kam parë të gjithë, i kam parë dhe me kostume dhe me rroba banje.

Ruhesha shumë nga pëllëmba e ndonjë të paudhi. Kisha shumë frikë nga ajo. Se nuk ka gjë më fyese se pëllëmba që të jep dikush me pa të drejtë. Vjen një ditë një njeri i thjeshtë, ç’po bën këtu. I thashë po rri, më tha nuk lejohet. Isha në trotuarin e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. I thashë ju shqiptar jeni, po unë shqip po të them. Jo tha, o duhet me shku ose jam i detyruar…Jo, i thashë po iki sepse kisha këtë frikë.

Të respektohet ligji! E ke shitur, po. Kush e ka shitur? Konfederata nuk ka të drejtë ta shesë. Pse e ka shitur, sa e ka shitur. 200 milionë, aq është një shtëpi. Unë kam thënë atje, çfarë u shit, ajo që ishte, ajo që bëra apo ajo çfarë do bënim. Jo vetëm që e shitë, por ata që e blenë, ata që fituan ankandin e shitën për 2 mln euro. Me kë tallesh ti? Unë nuk vija nga një fshat i humbur se nuk besoj se gjen më fshatarë të humbur. E bleve 200 mln dhe e shite 2 mln euro” tha Dizdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll