Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Limaj zbardh takimin me Ramën: Të lëmë anash dallimet! Shqipëria e gatshme të na ndihmojë në çdo proces që mund të kalojë Kosova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ceb623558a9fd118d0d7f5fc65efea26

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbardhur takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Është Limaj ai që ka bërë publik detaje nga takimi, përmes një shënimi në facebook. Lideri kosovar tha se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe bëri thirrje që krerët e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë̈ në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.

Ndër të tjera, Limaj shprehet se kryeministri shqiptar ishte shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmë Kosovës.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, thotë ai.

Vizita e Ramës në Prishtinë vjen fill pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img