Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lija e Majmunit vjen në Shqipëri? Mblidhet Komiteti i Imunizimit

Shkruar nga Newsbomb
Lija e Majmunit vjen në Shqipëri? Mblidhet Komiteti i Imunizimit

Është mbledhur këtë mëngjes Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në këtë takim, ku foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë.

Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve m, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Në kuadër të masave të marra, Manastirliu tha po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP, ndërkohë që bëri me dije se aktualisht po bashkëpunohet me laboratorët e referencës.

“Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit. Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Hollandë, për të patur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19”, bëri me dije Manastirliu.

Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar aktive. 

“Ashtu siç ekspertët referojnë, jemi një vend që ka një risk të ulët. Por ne, ashtu sikurse kemi vendosur në dispozicion për të gjithë sëmundjet infektive, survejancën aktive në të gjithë vendin, edhe për sa i përket lisë së majmunit ne kemi vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel. Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit” tha Manastirliu.

Shefja e Depatamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, nënvizoi se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.

“Për çështjen e lisë së majmunit, Komiteti Ekspertëve për vaksinimin është mbledhur, ka shqyrtuar situatën aktuale në botë, riskun për populltaën, normalisht risku për popullatën e përgjithshme është i ulët, jo vetëm tek ne po në gjithë vendet e Bashkimit Europian.  Përveç masave të tjera si izolimi dhe masave të tjera për një sëmundje të transmetohet nëpërmjet kontaktit apo skpërklave të mëdha, Komiteti ka vendosur masën e përdorimit të vaksinës. Lija e majmunit nuk ka një vaksinë specifike, por mendohet që vaksina, e cila është përdorur për variolën apo lijën e zezë siç edhe njihet në popullatë është një vaksinë e cila ka 85% efikasitet në parandalimin e sëmundjes, ose në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Për këtë arsye u diskutua që për grupet në risk të kemi mundësi vaksinimin”,- theksoi Bino.

Komiteti Kombëtar Teknik -Këshillues i Imunizmit përbëhet nga ekspertë të fushës, drejtohet nga prof. Eduard Kakarriqi, me përbërje anëtarë prof. Gjeorgina Kuli-Lito, prof. Najada Çomo, prof. Genc Sulcebe, prof. Aida Bushati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese