Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lija e majmunit po përhapet frikshëm, ja tre vendet e reja ku është konfirmuar

Shkruar nga Newsbomb
Lija e majmunit po përhapet frikshëm, ja tre vendet e reja ku

Izraeli, Avicra dhe Austria janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëit, duke e çuar numrin e përgjithshëm e vendeve në të cilat kjo epidemi ka shpërthyer në 15.

Sipas mediave të huaja mësohet se autoritetet shëndetësore në Zvicër dhe Izrael kanë identifkuar nga një person të infektuar, ndërkohë në Izral po hetohen raste të tjera të dyshuara.

Lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.

Virusi është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët. Shumica e njerëzve që kapin virusin shërohen brenda pak javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar .

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll