Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Lija e majmunit, mijëra të huaj shkojnë në Kanada për të marrë vaksinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qytetarë të shumtë nga SHBA-ja por edhe vende të tjera të botës po udhëtojnë drrejt Kanadasë përtë marrë vaksinën kundër lijës së majmunit.

Qyteti i dytë më i madh i Kanadasë, Montreal, i vendosur rreth 70 kilometra në veri të kufirit me SHBA-në në provincën e Quebec, ka vendosur të vërë vaksinën në dispozicion për të gjithë ata që e konsiderojnë veten të rrezikuar.

Robb Stilson, një drejtor arti nga Denveri, Kolorado, përfitoi nga kjo mundësi gjatë një vizite në Montreal javën e kaluar.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në mes të majit, sapo u zbuluan rastet e para të lisë së majmunëve, Montreali ka vaksinuar 18,500 njerëz, 13 për qind prej tyre të huaj. Qëllimi është të administrohen 25,000 doza dhe të vaksinohen rreth 75-80 për qind e popullsisë që konsiderohet të jetë në rrezik, veçanërisht meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, ose me shumë partnerë.

Që nga 11 gushti, Kanadaja ka regjistruar 1,059 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve, por autoritetet kanë vënë re që përhapja ka filluar në ngadalësohet.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img