Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lihet në burg vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt, avokati: Do të apelojmë vendimin

Shkruar nga Newsbomb
Lihet në burg vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt, avokati: Do të

Gjykata e Lezhës i ka komunikuar portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, masën “Arrest në Burg”.

Avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani hodhi akuza të rënda ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Lezhës. Sipas tij, grupi hetimor ka si provë të vetme dëshimë e një zonje. Ndërsa përsa i përket motorit, ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me klientin e tij.

Cakrani ka bërë me dije se vendimin e sotëm do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit.Klienti i tij ka mohuar të këtë lidhje me ngjarjen dhe thotë se në atë kohë ka qenë në Shqipëri për pushime. Saraiva po qëndon në burgun e Reçit, që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor te vitit që lamë pas.

Ai u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.

Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023. Ruben Saraiva u arrestua në muajin Maj në Marok, pak kohë pas vrasjes në Lezhë. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia, kanë organizuar vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe tre bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka një vajzë të mitur.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese