Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ligji ua ndalon të drejtën e votës, por të infektuarit me COVID mund të bëhen “bombë biologjike” në 25 prill, asnjë nuk merr përsipër verifikimin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Ligji ua ndalon të drejtën e votës, por të infektuarit me

Personat e infektuar me koronavirus janë të ndaluar nga ligji që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Por deri më tani asnjë institucion nuk e ka marrë përsipër verifikimin e tyre, duke bërë që këta persona ta kenë vetë në dorë se çfarë do të bëjnë në 25 prill.

Pra, të infektuarit mund të dalin nga shtëpia dhe të paraqiten në qendrën e votimit për të hedhur votën e tyre, duke u kthyer në një “bombë biologjike” për qytetarët e tjerë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se personat e infektuar duhet të mos paraqiten në qendrat e votimit, ndërkohë që për policinë bëhete dhe më e vështirë gjurmimi i këtyre qytetarëve, pasi vetëm në Tiranë janë 19 mijë të infektuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu