Hapësire reklamuese

Politikë

Ligji për “Zonat e Mbrojtura”, Meta: Kuvendi miraton ligje për llogari të oligarkëve

Shkruar nga Newsbomb
Ligji për “Zonat e Mbrojtura”, Meta: Kuvendi miraton ligje

Ilir Meta ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” i cili u votua në seancën e së enjtes në Kuvend.

Ndryshime do të përfshijnë që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Ndryshimet në ligj kaluan edhe pse u kundërshtuan shumë nga Shoqëria Civile, nga deputetët e opozitës si dhe BE, e cila bëri thirrje se ky ligj duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor të BE.

Me anë të një reagimi, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se parlamenti është zhytur në kaos dhe paligjshmëri dhe është shndërruar në një noter i qeverisë.

Sipas Metës, Kuvendi miraton vetëm ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik, qytetar dhe kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale dhe është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë, që miraton vetëm ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik, qytetar dhe kombëtar.

I tillë ishte edhe miratimi pa debat dhe transparencë i ligjit të shumëkontestuar edhe nga Bashkimi Europian, nga opozita e vërtetë, nga shoqëria civile, nga ekspertët dhe mbrojtësit e mjedisit për masakrimin e zonave të mbrojtura, që së shpejti rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, që kryesisht kanë si qëllim pastrimin e parave.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti dhe pasojat shumë të rënda do të jenë të pakthyeshme dhe me kosto të parikuperueshme edhe për vetë turizmin”, - shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese