Hapësire reklamuese

Rajoni

Ligji për shqipen gjuhë zyrtare, revoltohet presidenti i Maqedonisë: Është bërë në shkelje të Kushtetutës

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka firmosur Ligjin për gjuhët.

Mirëpo ky ligj ka shkaktuar shumë debat. Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka thënë ky ligj është bërë  në shkelje të Kushtetutës dhe është bazë për ndjekje penale.

‘Publikimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Traktatit të Prespës në Gazetën Zyrtare pa dekretim nga Presidenti, është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe është bazë për ndjekje penale’, tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë rezervon dhe një pyetje për ndërkombëtarët: ‘Dua të pyes përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështesin këtë koalicion qeveritar dhe dalin e mbështesin këtë mënyrë të të bërit ligje dhe këto precedentë që sjellin pasoja të paparashikueshme dhe dëme në sundimin e ligjit, a zbatohen precedentë të tillë në vendet e tyre?’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll