Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ligji për ndërtimet/ Rama: Do të mbajnë përgjegjësi për viktimat e 26 Nëntorit, mijëra familje kanë ndërtuar kate shtesë  

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti që lamë pas ka qenë më i shëmtuari në disa aspekte, duke theksuar tërmetin e 26 nëntorit.

Gjatë fjalës në Kuvend, ai ka folur që të gjithë ata që kanë realizuar ndërtimet që kanë lidhje me viktimat e tërmetit do të mbajnë përgjegjësi.

Rama ka theksuar se mijëra familje kënë kaluar aktet e bashkive, duke ndërtuar kate lart shtesë.

Sipas Ramës, kontrolli nuk ka funksionuar për shkak të sistemit që nga koha kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës.

‘Ky ligj që sapo ministrja foli është i rëndësishëm dhe përmban disa elemente në bazën ligjore plotësuese. Por është nevoja për ta plotësuar këtë ligj në bazën e tragjedisë së 26 nëntorit, ku do të vendosen para përgjegjëëithë të gjithë. Ky vit ka qenë më i shëmtuari në disa aspekte si  në atë të sigurisë apo lejes urbane. Kaq e vërtetë është kjo sa po të bënim në karhasim mes projekteve që do realizohen dhe janë realizuar do të ishin dy botë të ndryshme. Ju siguroj që një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë  nuk kanë lidhje, nëse do të kishim zbatuar projektet e bashkive do të kishim një avancim të qyteteve shumë më shumë. Ajo që ka ndodhur me mijëra familje është tejkalimi i të gjitha akteve. Kate shtesë lart, një masë e pakonsiderueshme. Pse nuk ka funksionuar kontrolli që në nisje në ndërtime janë të paligjkshme? Nuk ka funksionuar për shkak të sistemit në këtë sallë për vite të tëra. Ka qenë një përpjekje e imja e nisur për vite e vite të tëra që nga koha kur isha në krye të bashkisë së Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll