Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se socialistët janë të hapur për të diskutuar me opozitën lidhur me ligjin e “Dosjeve të ish sigurimit të Shtetit”.
Në një deklaratë për gazetarët ai tha se janë në prag të mbylljes së një marrëvehsje mes palëve për të arritur te një ligj i gjithëpranuar.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.
Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla.
Mazhoranca dhe opozita u ulën sot në një tryezë për të diskutuar rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.