Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“Ligji për aktivitetin e turizimit detar u miratua 2 vite më parë”, DHKPGJP: Ende asnjë akt nënligj që do shpëtonte jetë, juristët s’po dinë të kalifikojnë veprën penale…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë ka reaguar gjithashtu për ngjarjen tragjike që u shënua në Himarë, vetëm pak ditë më parë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale thuhet se në në prill të 2020 u miratua ligji për “aktivitetet e turizmit detar”, por që askush në Këshillin e Pikturistëve nuk miratoi aktet nënligjore.

DHKPGJP shkruan se nëse do të kishte akte nënligjore që duhet të ishin miratuar 6 muaj pasi u miratua “aktiviteti i turizmit detar” do të ishin shpëtuar jetë, por edhe do të ishte më e lehtë kualifikimi i veprës penale.

“Neni 21 i ligjit detyronte Këshillin e Pikturistëve të vendoste “Stacionet sezonale të ankorimit/bregëzimit”. Po të ishin këto “stacione”, edhe diskutimi i jurist-penalistëve sot, mbi kualifikimin e veprës penale; nëse ishte vrasje me dashje direkte apo indirekte, vrasje nga pakujdesia me vetëbesim apo neglizhencë me parashikim, do ishte shmangur. Do ishte krejt e qartë situata juridike. Ashtu si mund të futet një i çmendur në pedonalen e Tiranës apo qyteteve të tjera me makinë, motor apo kamion; ashtu do ishte edhe futja me skaf, gomone apo motor uji, në bregun e çadrave plot me pushues dhe vogëlushë që luajnë” thuhet ndër të tjera në postim.

E plotë:

🔳 Ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar” u miratua më 23 Prill 2020, në kulmin e pandemisë. U miratua me urdhër të “Negociatave”, por edhe pas dy viteve, kur negociatat u hapën, askush në Këshillin e Pikturistëve nuk e vuri ujin në zjarr të miratonte aktet nënligjore, që do i shërbenin vetë jetës, jo thjesht bregdetit. Tragjedia u përsërit! “Shockim” kolektiv. Askush nuk i largohet pak emocionit dhe t’i afrohet ligjit…ligjit që na mban të gjithëve mbi tokë, në ajër a det, pa ju turrur njëri-tjetrit sipas natyrës njerëzore apo kafshërore që kemi.

Tek dispozitat e fundit të ligjit nr. 43/2020, neni 26, “Aktet nënligjore”, ngarkonte Këshillin e Ministrave dhe ministrin përgjegjës për turizmin, që të nxirnin brenda 6 muajve një sërë aktesh për zbatimin e tij.

Por çfarë s’ka nxjerrë Këshilli i Pikturistëve, prej prillit 2020, që e kishte detyrim 6 mujor, jo 6 vjeçar?

Nuk ka nxjerrë asnjë rregullore apo udhëzues, që parashikon rregulla të hollësishme si zhvillohen aktivitetet: lundrimi për zbavitje, peshkimi nën ujë, zhytja çlodhëse, kitesurfing, ëindsurf, ski në ujë, ëakeboard dhe motor uji. Asnjë!

Neni 21 i ligjit detyronte Këshillin e Pikturistëve të vendoste “Stacionet sezonale të ankorimit/bregëzimit”. Po të ishin këto “stacione”, edhe diskutimi i jurist-penalistëve sot, mbi kualifikimin e veprës penale; nëse ishte vrasje me dashje direkte apo indirekte, vrasje nga pakujdesia me vetëbesim apo neglizhencë me parashikim, do ishte shmangur. Do ishte krejt e qartë situata juridike. Ashtu si mund të futet një i çmendur në pedonalen e Tiranës apo qyteteve të tjera me makinë, motor apo kamion; ashtu do ishte edhe futja me skaf, gomone apo motor uji, në bregun e çadrave plot me pushues dhe vogëlushë që luajnë.

Është dhe një tjetër ligj që Këshilli i Pikturistëve e la “në harresë”. Në datën 15 Tetor 2020 u miratua Ligji nr. 127/2020 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit”.

Me këtë ligj ju avitëm Evropës, në brigjet më të bukura të saj, pasi u vetëharmonizuam me legjislacionin e tyre mot a mot; konkretisht me Konventën Ndërkombëtare “Për sigurinë e jetës në det” (SOLAS). “Ç’dreqin doni që s’na pranoni tani?!” – ulëriti Kryepenelisti ynë në mbledhjen e 81 Partive…edhe sigurinë e jetës në det (e jo më në tokë) e bëmë si në Saint Tropez.

Por ky ligj kërkon që të bëhet “Regjistrimi elektronik i mjeteve lundruese” dhe “Sistemi elektronik për monitorimin e tyre”, i cili nuk u bë kurrë! Sa para kushton të regjistrohen elektronikisht në një sistem 100-200 apo 1000 skafe dhe 1000 motorra uji?! Po monitorimi, kaq i vështirë është të bëhet?!

Nuk u bë sepse të gjitha mjetet lundruese të kënaqësisë dhe ato turistike do duhet të njoftojnë nisjen dhe mbërritjen e tyre. Duhet të njoftojnë për hyrjen dhe daljen, apo lëvizjen në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë. Duhet të regjistrohen në sistemin e posaçëm elektronik dhe njoftimi për çdo lëvizje do duhet të jetë i rreptë, aq sa do përfshijë: Emrin e mjetit, Numrin e Regjistrimit; Emrin e pronarit/Drejtuesit të mjetit; Orën e përafërt të nisjes/mbërritjes; Destinacionin; Numrin dhe gjeneralitetet e personave në bord. Shkurt, do ndërpritej Tallavaja kolektive e derisotme me gomone, skafe, motobarka apo “jahte” nga Adriatiku në Jon. Sipas këtij ligji, Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese do të vendosej në funksion nga data 1 janar 2022.

I vetmi akt nënligjor që doli në dy vjet është Udhëzimi nr. 2, datë 5.5.2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtimit të mjeteve lundruese”, ku përcaktohen kategoritë e dëshmive të aftësisë, shkurt patentat për ujë; qendrat e trajnimit; trajnerët për teorinë dhe praktikën, që natyrisht duhet të jenë në fushën e detarisë dhe jo të pikturës. Por edhe ky akt nuk ka prodhuar asgjë…veç ngjarjes së djeshme!

Në fund, të gjithë të dëshpëruar mallkojmë dhe nuk gjejmë dot fajtorin… ose e tregojmë me gisht, por nuk e ngarkojmë dot se sa KG faj ka. Është e thjeshtë, lexoni ligjet më poshtë dhe do kuptoni.

👉https://qbz.gov.al/share/yDTo3jGHRvqB6z8a15kxbA

👉https://qbz.gov.al/share/JE5HJëhhRNGmIQp8BapËpg

👉http://dpdetare.gov.al/ëp…/uploads/2021/06/UDHEZIM.pdf

Të lexojë edhe Ministria e Drejtësisë, me gjithë tarallakët e Kodifikimit brenda…të kuptojë që një ligj nuk miratohet për t’u mbajtur në sirtar dhe të nxirret sa herë vjen bota dhe na kërkon “përafrimin”. Një ligj bëhet për t’i shërbyer jetës dhe jo vdekjes, pasi tek këto të dyja nuk vlejnë afatet prekluzive, por vetëm respektimi rigoroz i afateve që shënojnë ligjet.

Sot, prej 3 vitesh, ligji “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” nuk shërbehet sepse nuk janë miratuar aktet nënligjore të nevojshme, që të shmangen tragjeditë si ajo e djeshmja në Himarë. Prej 3 vitesh, me mijëra qytetarë po përplasen me ca skafistë të marrë në Qendrën “Usluga”.

Këshilli I Pikturistëve me kryepenelin e tij hesht, sikur çdo gjë në sezonin e kredive të këqija në Shqipëri po shkon perfekt, si sezoni plazhor!!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img