Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ligji i ri për Komisionet Hetimore, Rama: Nuk kërkojmë vota nga deputetët “boksirë”

Shkruar nga Newsbomb

Edi Rama në konferencën e mbajtur pas mbledhjes retreat dy ditore në Shëngjini, ka mbrojtur ligjin e ndryshuar për komisionet hetimore të cilat janë kundërshtuar nga Gazment Bardhi dhe grupi i tij, i cili i është drejtuar me shkresë Presidentit të Republikës, për ta kthyer për rishqyrtim në parlament.

“Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre.” - tha Rama.

Rama shtoi se mund të bëjnë edhe pa Komisione Hetimore, dhe vazhdoi duke marrë shembull parlamentet e vendeve fqinje, të cilat nuk e kanë të nevojshme të bierë dakord i gjithë kuvendi.

“Asnjëra nga këto sa do që janë arsye të rëndësishme, edhe për ato ç’ka parashikon amnistia. Ata që nuk e meritojnë të rrinë aty brenda si viktima të keqkuptimit, por kjo nuk na bën ne të pranojmë keqkuptimin. Ushtrimi i forcës fizike, si edhe përdorimi i krahëve apo duarve të na imponohet ne si argumenta që nuk jemi dakord. Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare.“

Kreu i qeverisë komentoi edhe situatën kaotike dhe dhunën në kuvend në muajt e fundit. Ai tha se nuk presin vota nga deputetët “boksierë” pasi Kuvendi nuk është një ‘olimpiadë’ fizike dhe se në të ndeshesh me argumenta dhe jo me grushte. Gjithashtu u shpreh se qeveria është e gatshme të bëjë gjithçka që konfliktimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet.

Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Në parlament do qasemi sic janë qasur grekët romakët britanikët.

Për sa kohë ne do të kemi hedhje gjyle apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhme olimpike, ne do votojmë dhe do largohemi, sepse ne do bëjmë punën tonë. Ne do të votojmë për qytetarët e ardhshëm, pasi ne ndeshemi me argumenta dhe jo me grushte. Ne nuk jemi as sllevër dhe as luanë, por jemi përfaqësues. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që që konfliktimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet”- tha Rama.

Por, gjatë konferencës, Rama u pyet nëse Lulzim Basha mund ta ndihmojë për 84 votat që i duhen në seancën plenare.

Rama ironizon Bashen

Me ironi Kryeministri u përgjigj me një pyetje: Sa është ora?

Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit, besoj.

Rama: Jojo…në këtë orë kurrë mos pyesni për të

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese