Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ligji i ri për emigracionin, Trump i jep fund Lotarisë Amerikane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

02d0930c94a4efec4ad763259e3867c6

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, që pas ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë e ka vënë në pikpyetje Lotarinë Amerikane.

Siç raportojnë mediat, Trump do të ndërmarrë një plan të ri për emigracionin që synon që sistemi i migrimit të ligjshëm të bazohet më shumë në një zotësi në gjuhën angleze dhe në punësim si dhe të propozojë fundin e sistemit të përzgjedhjes së rastësishme.

“Zgjedhja e rastësishme e emigranteve është kundër vlerave amerikane dhe bllokon shumë emigrantë potencial të kualifikuar që kanë shumë për të ofruar në SHBA”, tha Trump.

Ligji i ri i emigracionit, produkt kryesisht i këshilltarëve të lartë Jared Kushner dhe Stephen Miller dhe ndihmësi ekonomik Kevin Hassett, është një përpjekje për të siguruar një kornizë për republikanët.

Ndërkohë që gjasat e miratimit nga Kongresi duken të largëta, plani do t’i japë republikanëve një përshkrim që ata mund të thonë se ata favorizojnë si Trump dhe ligjvënësit të shikojnë drejt zgjedhjeve presidenciale dhe kongresore të nëntorit 2020, ku imigrimi ka të ngjarë të jetë një çështje kyçe.

Plani i Trump do të mbështesë emigracionin e ligjshëm, ku do të lëshohen 1.1 milion karta në vit, mirëpo, do t’u jepet përparësi personave me aftësi të larta pune dhe më pak anëtarëve të familjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img