Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias ka deklaruar sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati se Ligji i Luftës nuk ekziston dhe se Greqia nuk është në gjendje luftë me Shqipërinë.
Lidhur me kërkesat e shqiptarëve, për pronat që mund të kërkojnë në Greqi, Kotzias tha se ata mund t’I drejtohen gjykatave greke.
“Ne besojmë se nuk ekziston Ligji i Luftës. Nuk jemi në gjendje lufte, po duhet ta konfirmojmë këtë gjë. Çdo qytetar shqiptar mund të shkojë në gjykatat greke dhe të pretendojë kërkesat e tij. Ne nuk duam që të bëhen çështjet e individëve që të minojnë miqësinë tonë. Duhet të mësojmë nga historia, të mbështetemi në histori por edhe të mos mbetemi të burgosur në këtë histori. Ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen”, tha Kotzias.