Sot ora 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend, ku pritet që të këtë debate të nxehta mes opozitës dhe mazhorancës.
Kjo pasi deputetët e opozitës kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët.
Por me sa duket kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi do të presë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Po ashtu rikthehet në Kuvend për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’. Ky projektligj ishte në rend dite edhe seancën e kaluar, por që u hoq nga vetë socialistët.
Por ashtu siç ka ndodhur muajt e fundit pritet që të ketë përplasje dhe debate të forta me deputetët e opozitës, të cilët tashmë e kanë bërë të përjavshme skenën, ku përplasen me Gardistët dhe më pas shkaktojnë kaos në Kuvend. E teksa nga ana tjetër mazhoranca që ka shumicën e votove, në pak minuta miraton projektligjet dhe mbyll seancën.