Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Ligjet’ japin ‘okay-n’: Qeveria shqiptare mund të negociojë për marrjen e vaksinave kineze, nga furnitor turk

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Ligjeve ka votuar pak më parë me shumica votash pro, për miratimin e Aktit Normativ të Qeverisë shqiptare, për furnizimin me vaksina kineze Coronavac (e njohur dhe si Sinovac), kundër Covid-19.

Sipas këtij Akti Normativ, Ministria e Shëndetësisë, minsitri i Shtetit për Rindërtimin dhe ISHP, do të marrin vaksina kineze Coronavac të prodhuara në Kinë, përmes furnitorit turk “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” A.Ş.” Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja me komaninën kineze dhe furnitorin turk do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Me shumicë votash pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni i Ligjeve i kryesuar nga Ulsi Manja, dhe me praninë e zv.ministres Mira Rakaçolli, ka kaluar për në seancë plenare aktin normativ.

Akti Normativ i Qeverise shqiptare

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll