Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Lidhnin katin e dytë me të tretë, SHITEN për çmimin e pabesueshëm shkallët e Kullës Eiffel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

27b45a44bb236dab5c5015f7ca69110a

Një pjesë e shkallëve spirale të Kullës Eiffel është shitur për një çmim rekord prej 274 mijë eurosh në Paris, gati 10 herë më shumë se çmimi fillestar. Shitja u krye nga shtëpia e ankandit “Artcurial”.  

Pjesa ishte gati 3 metra e gjatë dhe ishte pjesë e shkallëve origjinale në vitin 1889 që lidhte katin e dytë me të tretë të monumentit për gati një shekull para se të instalohej një ashensor në vitin 1983.

Shkalla u hoq dhe u pre në 24 copa. Njëzet pjesë u shitën në koleksione private, tre iu dhanë muzeumeve franceze dhe e fundit u ekspozua në katin e parë të monumentit të Parisit të quajtur Zonja e Hekurt.

Pjesa e shitur të martën nga një koleksionist kanadez i artit pritej të shitej midis 30,000 dhe 40,000 euro por një koleksion evropian pagoi plot 274,475 euro (328,427 dollarë) për një copë nga kulla origjinale.

Kulla Eiffel 324 metra është ndërtuar nga inxhinieri Gustave Eiffel për Panairin Botëror të vitit 1889 në Paris. Pak e dashur nga parisianët në atë kohë, por tashmë është bërë një emblemë shumë e dashur e kryeqytetit francez.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img