Lidhnin katin e dytë me të tretë, SHITEN për çmimin e pabesueshëm shkallët e Kullës Eiffel

Publikuar tek: bota, më 19:29 02-12-2020 Lidhnin katin e dytë me të tretë, SHITEN për çmimin e pabesueshëm shkallët e Kullës Eiffel Kulla Eiffel

Një pjesë e shkallëve spirale të Kullës Eiffel është shitur për një çmim rekord prej 274 mijë eurosh në Paris, gati 10 herë më shumë se çmimi fillestar. Shitja u krye nga shtëpia e ankandit "Artcurial".  

Pjesa ishte gati 3 metra e gjatë dhe ishte pjesë e shkallëve origjinale në vitin 1889 që lidhte katin e dytë me të tretë të monumentit për gati një shekull para se të instalohej një ashensor në vitin 1983.

Shkalla u hoq dhe u pre në 24 copa. Njëzet pjesë u shitën në koleksione private, tre iu dhanë muzeumeve franceze dhe e fundit u ekspozua në katin e parë të monumentit të Parisit të quajtur Zonja e Hekurt.

Pjesa e shitur të martën nga një koleksionist kanadez i artit pritej të shitej midis 30,000 dhe 40,000 euro por një koleksion evropian pagoi plot 274,475 euro (328,427 dollarë) për një copë nga kulla origjinale.

Kulla Eiffel 324 metra është ndërtuar nga inxhinieri Gustave Eiffel për Panairin Botëror të vitit 1889 në Paris. Pak e dashur nga parisianët në atë kohë, por tashmë është bërë një emblemë shumë e dashur e kryeqytetit francez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga mikroçipet te ADN-ja e ndryshuar, të gjitha MASHTRIMET për vaksinat anti-covid
E RËNDË/ 4 të mitur përdhunojnë në park 21 vjeçaren »
Article Logic
Execution time: 0.011831045150757
array(1) { ["section"]=> string(96) "lidhnin-katin-e-dyte-me-te-trete-shiten-per-cmimin-e-pabesueshem-shkallet-e-kulles-eiffel-229948" }