Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Lidhja e Libertës me Florin po bën bujë, flet për herë të parë moderatorja Kosovare

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtari i njohur shqiptar Flori Mumajesi dhe moderatorja Kosovare Liberta Spahiu së fundmi kanë qenë kryefjalë e medias, për lidhjen mes tyre të cilën asnjëri nuk e ka konfirmuar.

Lidhur me këto thashetheme duket se moderatorja ka vendosur ta thyejë akullin dhe të flasë për herë të parë teksa i është drejtuar pytje rreth marrëdhënues që ka me Florin.

Liberta e ftuar në emisionin “Mirage”, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë por duket se kërkon t’i lërë edhe më shumë në ankth ndjekësit.

Ajo ka thënë pikërisht këto fjalë “Lajmet vijnë e ikin, por njerëzit mbesin”.  

Dyshimet për lidhjen e tyre janë shtuar edhe më shumë pasi ata jetojnë në një lagje në Prishtinë, lagje në të cilën këngëtari është zhvendosur së fundmi.

Mbetet për t’u parë çfarë ka ndodhur mes tyre…

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese