Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Lidhën, dhunuan nënë e bir dhe u grabitën paratë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Lajme të ngjashëm

Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë përjetuar momente tmerri mbremjen e djeshme, në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa, Greqi.

Prothema shkruan se tre persona hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit nga dritarja, ndërsa më pas i dhunuan dhe lidhën gojën, e duke u vjedhur një shumë parash.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 eurosh dhe një çek me vlerë 3500 euro, si dhe një celular. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar ndaj të cilit është ngritur një dosje për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme. Policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

 

Më shumë