Modelja ukrainase Anna Duritskaya është dëshmitare e vrasjes së liderit të opozitës ruse, 55 vjeçarit Boris Nemtsov, një figurë kritike e presidentit Vladimir Putin.
Duritskaya, 23 vjeçarja me pasaportë ukrainase, po pyetet nga policia. Sipas burimeve nga policia ruse, vajza kishte një “marrëdhënie shumë të afërt personale” me politikanin e vrarë, thuhet ne programin Vesti në TV. Kjo marrëdhënie është katër vjecare, që kur ajo ishte 19 vjeç.
Falë zonjës Duritskaya, policia është e aftë të bëjë një kronologji të ngjarjeve në natën tragjike. Sipas rrëfimit të saj, ajo po e priste zotin Nemtsov që në orën 10 në mbrëmje në kafenë Bosco në një qendër tregtare në Red Square në krah të Kremlinit. Çifti hëngri darkë deri në 11 pm me orën e Moskës dhe më pas u largua nga qendra tregtare për një shëtitje në Vasilievsky në krah të mureve të Kremlinit. Ata do të shkonin drejt apartamentit të tij. Sapo kanë kaluar urën e re Moskva, një burrë i paidentifikuar kaloi urën dhe qëlloi disa herë zotin Nemtsov. Pastaj hipi në makinën e bardhë që kalonte aty. Nemtsov vdiq në vend. Sipas zëdhënësit të prokurorit të përgjithshëm, gjurma ukrainase është një motiv i mundshëm për shkak të origjinës së modeles dhe mbërritjes së saj ne Kiev. Një tjetër arsye mund të jenë armiqtë e tij politikë, duke përfshirë nacionalistët ruse dhe terroristët islamikë, njerëz që negocionin me viktimën, madje një tjetër variant është edhe nga armiqtë rusë që duan të destabilizojnë situatën politike në vend. Zoti Nemtsov ka katër fëmijë nga tre gra të ndryshme. Ka pasur marrëdhënie jot ë zakonshme me gratë. Edhe pse nuk u divorcua asnjëherë nga gruaja e tij Raisa, gjatë 20 viteve të fundit ai jetoi jetën hapur me gra të ndryshme. Ai ka një vajzë me gruan e tij Raisa, një djalë dhe një vajzë me Ekaterina Odintsova që punon në television dhe një vajzë me një ish sekretare Irina Koroleva që punonte për administratën e presidentit rus.
Sipas miqve të Nemtsov gjatë festimeve të 50 vjetorit, ai kishte të gjitha gratë dhe fëmijët në të njëjtën tavolinë. Ai asnjëherë nuk e fshehu faktin për disa vite që kishte marrëdhënie me Anastasia Ogneva, raportojnë mediat. Pikërisht jeta e tij private e komplikuar ka qenë edhe diskutimi me një gazetar opozitar Bozhena Rynska dy vite më parë. Gjatë kësaj bisede, zoti Nemtsov i kishte thënë kolegut të tij opozitar: “Ajo është k…Vetëm se nuk e bëra me të ajo filloi të më nxirrte në gazetë një vit me radhë. Le të organizojmë klubin e atyre që asnjëeherë nuk e bënë me Bozhena Rynsky”. Kohë më pas, opozita beson se e gjithë kjo ishte organizuar nga shërbimet secrete dhe ishte për të diskretituar figurën e tij si politikan.
23 vjeçarja Duritskaya, e cila sapo kishte arritur në Kiev, nuk është e dyshuar, por ndoshta mund të jetë përdorur nga kriminelët pa pasur dijeni për këtë. Ajo e quan veten modeled he aktore, edhe pse nuk ka pasur ndonjë aktivitet me ndonjë film apo në ndonjë skenë. Ajo ka studiuar në Universitetin e Kievit dhe ka punuar për disa agjenci modelesh, derisa e la pasi takoi zotin Nemtsov. Nemtsov nuk është ndjerë i sigurt në Rusi dhe dy vite më parë e konsideroi seriozisht faktin që të kërkonte azil politik në Lituani sipas ish kryeministrit të vendit.