Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lideri komunist Kim Jong Un, urdhëron pushkatimin e një burri në sy të familjes: Shiste CD me filma të blerë në Korenë e Jugut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kideri komunist i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka urdhëruar ekzekutimin e një burri para familjes së tij dhe 500 personave të tjerë. Vendimi është dhënë pasi burri kishte blerë cd me filma dhe muzikë nga Koreja e Jugut.

Viktima i identifikuar vetëm me mbiemrin Lee, ishte një kryeinxhinier në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë në Wonsan, provinca Gangwon, shkruan newsbomb.al. Ai u akuzua nga autoritetet për ‘akte anti-socialiste’ për tregtimin e videove të Koresë së Jugut. Lee u kap nga vajza e një zyrtari ose nga grupi vëzhgues i lagjes teksa shiste filma dhe muzikë fshehurazi.

Burri u ekzekutua vetëm 40 ditë pasi u arrestua, ndërsa gruaja, djali dhe vajza e tij u detyruan të qëndronin në rreshtin e parë bashkë me 500 persona të tjerë, dhe të shikonin momentet e tij të fundit.

“Ky ishte ekzekutimi i parë në Provincën Gangëon për veprime anti-socialiste sipas ligjit të mendimit anti-reaksionar”, thanë autoritete e Koresë së Veriut.

Një burim i ka thënë Daily NK, se “Fqinjët e familjes shpërthyen në lot kur panë katër rojet e sigurisë duke marrë gruan e Lee të shembur dhe duke e hedhur atë [në furgon] si një bagazh, por atyre iu desh të kapnin gojën dhe të qanin në heshtje nga frika se mos arrestoheshin për veprën penale “të dhembshurisë për një reaksionar”.

Ka edhe 20 persona të tjerë të cilët janë ndjekje penale pasi u akuzuan për shitje të muzikës dhe filmave të Koresë së Jugut. “Në ditët e sotme, nëse kapeni duke parë një video të Koresë së Jugut, ju merrni një dënim ose me burgim të përjetshëm ose me vdekje, kështu që askush nuk e di se kush do të ekzekutohet më pas”, i ka thënë burimi Daily NK, trasmeton newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img