Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LIDERI i talebanëve mesazh për ushtarët: Mos hyni në shtëpitë e njerëzve në Kabul, mos u sekuestroni makinat, do dënoheni për tradhëti (SITUATA NE AFGANISTAN)

Shkruar nga Newsbomb
LIDERI i talebanëve mesazh për ushtarët: Mos hyni në

Zëvendëslideri i Talebanëve dhe kreu i komisionit militar të tyre Maulvi Mohammad Yaqub, ka urdhëruar ushtarët dhe komandantët e tyre që të mos hyjnë në shtëpitë e njerëze apo tu rrëmbejnë këtyre të fundit pronat e asetet që kanë, raporton agjencia e lajmeve CNN.

Ata që do të thyejnë këtë urdhër dhe instruksionet e dhëna do të shpallen fajtorë për një akt revolte.

“Të respektuar Muxhahedinë, kemi një mesash për të gjithë ju që të mos hyni në shtëpitë e njerëzve, në mënyrë të vecantë në Kabul. Po ashtu, nuk lejoheni të merrni makinat e tyre apo mjete të tjera” tha ai në një audio mesazh që u shpërnda gjerësisht nga kanalet e talebanëve.

Situata në aeroportin “Hamid Karzai” në Kabul vazhdon e tensionuar me turma njerëzish që kërkojnë të largohen nga vendi. Por më herët këtë të martë, sekretari i jashtëm i Britanisë Dominic Raab tha se është “normalizuar”. “Kemi cuar atje 600 vetë personel shtesë. Eshtë shumë e rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin për afganët, por edhe për përpjekjet tona për evakuim” i tha ai televizionit Sky Neës.

Sekretari tha gjithashtu se në 24 orët e ardhshme 350 britanikë dhe afganë që punonin për Britaninë e Madhe, pritet të evakuohen nga Afganistani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll