Hapësire reklamuese

Rajoni

Lideri i opozitës në Greqi, Alexis Tsipras merr dozën e tretë të vaksinës: Zgjedhim rrugën e shkencës dhe të jetës!

Shkruar nga Newsbomb
Lideri i opozitës në Greqi, Alexis Tsipras merr dozën e

Alexis Tsipras, lideri i opozitës greke ka marrë dorën e tretë të vaksinës. Ai thotë se ka zgjedhur t'i bashkohet rrugës së shkencës dhe të jetës, duke u mbrojtur nga infeksionit Covid-19.

"Doza e tretë. Ne po vaksinohemi. Zgjedhim rrugën e shkencës dhe të jetës", shkruan ish-kryeministri i Greqisë dhe ndan foton e mëposhtme. Ndryshe nga shumë vende të tjera ku skepticizmi për vaksinën ëhstë i lartë, në vendin fqinj edhe lideri i opozitës ka zgjedhur të japë mesazhin e tij duke u vaksinuar, shkruan newsbomb.al.

Greqia po përballet me raste në rritje me virus, dhe për shkak të kësaj, janë marrë masa të reja për dyqanet e vogla dhe parukeritë. Nga sot do të lejohen hyjnë vetëm ata persona që janë vaksinuar ose që e kanë kaluar covid në muajt e fundit, ose klientët që paraqesin një test negativ.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.