Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Liderët në Kosovë urojnë SHBA-në për Ditën e Pavarësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Liderët politikë në Kosovë kanë uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Dita e Pavarësisë së SHBA-së kujton rolin e këtij shteti për jetësimin e synimit të Kosovës për pavarësi.

gthfhjfrtji5tj

“Historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për kombin tonë, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në përpjekjet tona për liri”, tha Osmani dhe shtoi se populli i Kosovës ndihet i bekuar me miqësinë që ka me kombin amerikan.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë.

dfhdhrh

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e pavarësisë së ShBA-së, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

ghdherhe4

Shtetet e Bashkuara më 4 korrik po shënojnë 245-vjetorin e pavarësisë. /Radio Europa e Liri

Më shumë

spot_img
spot_img