Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë kritika të ashpra në samitin e BE në Bruksel.
Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, është shprehur se nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat për në BE në samitin e sotëm, asgjë nuk do të bëhet për marrëveshjen e arritur ditët e fundit në Bruksel ndërmjet Presidentit të Këshilli Evropian, Charles Michel dhe forcave të ndryshme politike boshnjake.
“Nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat, si Ukraina, do të jetë një mashtrim dhe kjo marrëveshje do të mbetet një letër e vdekur”, tha Dodik.
Kujtojmë që edhe kryeministri Edi Rama më herët tha se është turp për BE që Bullgaria po mban peng procesin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.