Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tiranë, samitin do e drejtojë Rama dhe komisioneri Varhelyi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot ( e enjte 10 qershor) do të mbahet samiti i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimorë në Tiranë.

Krerët e vendeve fqinje do të mblidhen në Pallatin e Brigadave, ndërsa  samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi ndodh vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë dhe Krerët e BE.

Gjithashtu mësohet se Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për shtyp. Më pas në një drekë pune do të flasin [për rimëkëmbjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor pas pandemisë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img