Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama, Kurti e Vuçiç bëhen bashkë

Shkruar nga Newsbomb
Sot Samiti i liderëve të  Ballkanit Perëndimor, Rama, Kurti e

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë nga BE dhe SHBA janë mbledhur sot 22 janar, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.  Fokus i kësaj konference do të jetë fondi ekonomik që BE pritet t’i japë Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski është drejtues i konferencës.

Në këtë konferencë  marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edia Rama,  kryeministri i Kosovës Albin Kurit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Malit të Zi Millojko Spajiq etj.

LEXO EDHE: Serbia drejt pranimit të Kosovës? Vuçiç publikon foto me Kurtin

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese