Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë, samitin do e drejtojë Rama dhe komisioneri Varhelyi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Samiti i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimorë do të mbahet në datën 10 qershor në Tiranë.

Krerët e vendeve fqinje do të mblidhen në Pallatin e Brigadave, ndërsa  samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi ndodh vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë dhe Krerët e BE.

Kujtojmë se në takimin e mbajtur një vit më parë, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor morën vendimin “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img