Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Libri: Gjatë presidencës së Trump, ushtria amerikane gati sa nuk pushtoi pa dashje Nigerinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat amerikane, përfshi edhe SEAL 6, përpak kryen një inkursion të paautorizuar në territorin nigerian, i quajtur ndryshe edhe invazion, sipas një libri të publikuar nga dy gazetarë të Washington Post.

Sipas librit forcat speciale amerikane u nisën me mision vitin e kaluar për të shpëtuar një 27-vjeçar i cili ishte rrëmbyer nga grupet militante të zonës. Philip Walton djali i një misionareje amerikane ishte rrëmbyer me armë nga shtëpia e tij në Niger.

Në librin me titull “I Alone Can Fix It: Donald J. Trump’s Catastrophic Final Year” dhe autorë Carol Leonnig dhe Philip Rucker, pretendohet se operatorët e ushtrisë amerikane ndaluan menjëherë misionin, kur mësuan se ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Kash Patel ishte gabuar në pohimin e tij se qeveria e Nigerisë kishte dhënë “OK”n për kryerjen e misionit dhe shpëtimin e djalit të ri që mbahej në një vend të shkretuar në veri të vendit.

Operacioni rinisi pasi qeveria Nigeriane dha aprovimin, por kjo histori tregon se sa afër ishte SHBA nga kryerja e një sulmi të paautorizuar ndaj militantëve më veri të vendit.

Në libër pretendohet se ndihmësi Patel nuk e kishte pjesë të punës së tij që të kontaktonte me qeveri të huaja dhe t’i njoftonte për operacionet në vendet e tyre.

E ndërkohë, presidenti Donald Trump dha aprovimin e tij për operacionin, ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte jashtë shtetit, dhe këshilltari për sigurinë Robert O’Brien nuk ndodhej në qytet. Libri pretendon se kjo ngjarje nuk u diskutua kurrë mes presidentit dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Mark Esper.

“Misioni duhej të ndalej derisa qeveria nigeriane të firmoste. Forcat amerikane ndodheshin shumë afër një pushtimi teknik të një vendi të huaj”, shkruajnë autorët e librit, raporton newsbomb.al.

Patel nuk pranoi të komentojë për autorët e librit. E ndërsa misioni përfundoi me sukses, Trump do të postonte në Twitter: “Fitore e madhe për forcat tona speciale. Mbrëmjen e djeshme shpëtuan një peng amerikan në Nigeri”.

Më shumë

spot_img
spot_img