Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Librat e rrallë për Skënderbeun në Bibliotekën e Kongresit

spot_img

Lajme të ngjashëm

75098310a24ccd09af3596c9f3fe3e57

Grant Harris thotë se sigurisht ka shumë libra për historinë e Skënderbeut të botuar në vitet 1500 dhe 1600 dhe një nga librat e paraqitur këtu është mjaft i rrallë, i vitit 1596.

Skënderbeu u bë një legjendë e vërtetë në Evropën Perëndimore, prandaj për të u botuan aq shumë libra. Për mbrojtjen e Evropës nga turqit, ai njihet si udhëheqës ushtarak i jashtëzakonshëm, raporton Zeri i Amerikës.

Libri, shpjegon Harris, është përkthyer nga varianti frengjisht. Në bibliotekën tonë e kemi edhe botimin origjinal. Por ka një shtesë që nuk është në variantin frengjisht. Është fjala për një sonet të Edmund Spencerit, janë gjithsej 14 vargje me lavdërime për bëmat e Skënderbeut.

Harris paraqet një libër tjetër që është edhe më i vjetër; është i botuar në vitin 1541 nga shtëpia Aldus. Sigurisht, është i shkruar në latinisht, thotë ai. Libri, shpjegon Harris, përmban informacione nga dy autorë, të cilët pothuajse me siguri i bazojnë të dhënat e tyre te ato që ka shkruar Marin Barleti.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img