Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Libra të rinj falas, rroga 700 euro për mësuesit dhe bursa për studentët; PD prezanton planin për Arsimin, Lulzim Basha: Do të arsimojmë çdo fëmijë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka prezantuar sot planin për Arsimin. Kreu i PD Lulzim Basha është zotuar se kur ai të jetë kryeministër do të sigurohet që çdo fëmijë të arsimohet.

Ndër angazhimet kryesore të Bashës janë sigurimi i teksteve të reja shkollore, falas, për 350 mijë nxënës, rritja me 60% e pagave të mësuesve, programe pas shkollore për nxënësit dhe bursë deri në 50% për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë.

Gjithashtu, PD zotohet se kur të jetë në qeveri do të sigurojë Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona.

“Është e papranueshme për mua që të kemi fëmijë dhe familje shqiptare që nuk janë në gjendje të përballojnë dot kostot e teksteve shkollore! Kjo ka pasoja të pariparueshme për gjithe jetën e tyre. Pa shkollë, pa arsim, pa përgatitje, ata do të ndihen dhe në fakt do të jenë të përjashtuar nga shoqëria, nga tregu i punës. Dhe jo për fajin apo paaftësinë e tyre. Por vetëm sepse qeveria u tregua e padrejtë me ta”, tha Basha ndër të tjera.

Pikat e planit të PD për Arsimin:

       •   Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

  • Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.
  • Nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra. Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës.
  • Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.
  • Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.
  • Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë.
  • Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.
  • Ne do investojmë tek studentë të shkëlqyer duke i çuar ata në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain (Përfitimi i Mendjeve), i cili nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.
  • Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë e vetë studentët.
  • Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.
  • Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit.
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img