Kompania shqiptare e fluturimeve "low cost", Albawings do të nis operimin në Aeroportin e Prishtinës këtë muaj dhe do të prezantojë gradualisht fluturimet në njëmbëdhjetë destinacione.
Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së linjës ajrore për të eksploruar tregje alternative, pasi ajo përballet me një konkurrencë të paprecedentë në bazën e saj në Tiranë, ku Wizz Air dhe Ryanair kanë zgjeruar ndjeshëm operacionet e tyre.
Siç mëson EX-YU Aviation News, Albawings i është dhënë leje për të operuar nga Prishtina në tregjet e tjera evropiane si një transportues i huaj. Pjesa më e madhe e linjave të reja të Albawings do të jetë në Gjermani, me një destinacion secila në Belgjikë, Itali, Zvicër, Luksemburg dhe Suedi.
Biletat për linjat e ardhshme mund të blihen përmes faqes së internetit të Albawings dhe operatorëve turistikë. Aktualisht, disponueshmëria për shumicën e fluturimeve është zero në internet, që do të thotë se ato shfaqen si të shitura në faqen e internetit të Albawings, por pritet të dalin në shitje së shpejti.
Destinacionet ne te cilat do te operoje Albawings
Zhvillimi vjen pak më shumë se dy javë pasi mbajtësit e pasaportave të Kosovës fituan mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, për qëndrime deri në nëntëdhjetë ditë. Udhëtimi pa viza pritet të gjenerojë rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës këtë vit.
Gjatë ditëve të para të vitit 2024, rreth 10.000 pasagjerë shtesë kaluan përmes aeroportit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Albwaings krenohet me një flotë prej tre avionësh Boeing 737-400 me 188 vende. Ajo ka filluar punën në vitin 2016 dhe ka operuar nga Tirana kryesisht në qytetet italiane. Transportuesi është ndikuar nga konkurrenca e konsiderueshme e Wizz Air, e cila hapi një bazë në Tiranë në vitin 2020, dhe Ryanair që në fund të vitit të kaluar nisi mbi një duzinë linjash drejt kryeqytetit shqiptar.
//NEWSBOMB.AL