Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Përkrahja nga Franca është pozitive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a02f1d66240b764695b9eea0fa2213d7

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, për nder të 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Francës.

Gjatë kësaj pritjeje Haradinaj theksoi se Franca e ka ndihmuar Kosovën me investime milionëshe.

Kryeministri kosovar ka përmendur edhe qëndrimin pozitiv të Francës për vizat dhe për qëndrimin e saj në marrëveshjen me Serbinë në kufijtë ekzistues të Kosovës.

‘Franca ka ndihmuar Kosovën me projekte, investime direkte. Franca vazhdon ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro atlantike. Roli i Francës është rritur edhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkatësisht njohjen në kufijtë ekzistues. Pra, një marrëveshje kornizë në kufijtë ekzistues, që do të mundësonte nisjen e dialogut. Përkrahja e Francës për vizat është pozitive, e hapur, pra kemi një protokoll të përbashkët bashkëpunim’, ka thënë kryeministri Haradinaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img