Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Liami mund të futet sërish në Big Brother”, deklarata befasuese në emisionin e Grida Dumës

Shkruar nga Newsbomb
“Liami mund të futet sërish në Big Brother”,

Arrestimi i Liam Osmanit brenda “Big Brother VIP”, ishte lajmi që qarkulloi me shpejtësi në gjitha mediet shqiptare. Banori më i ri i këtij formati televiziv u vu në pranga në ambientet e “Top Channel” për shkak të një dënimi penal të pashlyer, dhënë vite më parë.

Kjo ngjarje u trajtua mbrëmë edhe në emisionin e Grida Dumës në “Top Story”, ku në panel ishte edhe avokati i Osmanit, Dritan Shehaj. Ky i fundit tregoi se proceduralisht, klienti i tij mund të lihej i lirë brenda pak ditësh. “Liami nuk ka pasur dijeni për dënimin. Dhe legjislacioni penal shqiptar e parashikon qartë, se kur bëhet kërkesa për rinisjen nga e para të hetimeve, gjykata është e detyruar ta pranojë. Unë besoj se brenda 15 ditëve mund të dalë”.

Sakaq në emision ishte edhe Ori Nebijaj, deputet e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe në rolin e opinionistes në këtë shoë televiziv. “Unë besoj se Liami mund të futet sërish brenda shtëpisë së Big Brother VIP”, deklaroi ajo duke marrë edhe miratimin e avokatit.

A do të hyjë sërish? Kjo mbetet për t’u parë. Siç u tha edhe mbrëmë, për personazhet VIP, stafi i Top Channel nuk kërkon një dëshmi penaliteti, por mjaftohet me vetëdeklarimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese