Një 45 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shijakut, pasi lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. Q., 45 vjeç, banues në Shijak, i cili akuzohet për veprën penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët zbuluan dhe sekuestruan një armë zjarri dhe municion luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Shijak/Vijojnë kontrollet “blic”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve “blic”, të ushtruara në ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hidden”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. Q., 45 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.