Qyteti i Lezhës por edhe disa zona rreth këtij qarku prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike.
Prej orës 03:45 të mëngjesit energjia ka ikur në disa zona të këtij qarku, si në Shehër, Malësi e Lezhës e Grykë Manati. Ndërkohë, gjatë orëve të ditës së kësaj të premte energjia ka iku edhe në lagjen e Frutores, në lagjen Nënë Tereza në qytetin e Lezhës, Ishull Shëngin, lagjia e Shaljanëve, fshatrat Rraboshtë, Mërqi, Kallmet, Troshan, Fishtë, Krajën, Gjader, Grash, Kakarriq, Daja, Mabë e Torovicë si dhe një pjesë e fshatrave të Njësisë Administrative Shenkoll.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj situate, ndërkohë vlen për tu theksuar që ky qark haset shpesh me këtë problem sa herë që ka reshje të dendura shiu.