Hapësire reklamuese


Aktualitet

Lezhë/ Grabitet nga tre persona të armatosur një shtetas

Shkruar nga Newsbomb

Një grabitje nga tre persona të armatosur ka tronditur sot banorët e Lezhës. Grabitësit kanë sulmuar shtetasin Petrit Shtjefni duke e goditur me levë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në afërsi  të fabrikës së tullave në Grykë Zezë. Tre personat i kanë grabitur pistoletën që shtetasi Petrit Shtjefni mbante me leje.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes po nuk ka mundur të verë në pranga tre autorët të cilët janë larguar në drejtim të zonës së pyllëzuar. Tashmë autoritetet policore janë vënë në ndjekje të tre grabitësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese