Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lezhë/ Tentuan ta grabisin, 28 vjeçari përleshet me agresorët

Shkruar nga Newsbomb

Një tentativë  për grabitje ka ndodhur sot në rrugën e Tales në Lezhë, ku disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një 28 vjeçar.

E.Preçi, 28 vjeç, po udhëtonte me automjetin e tij tip Benz me targë AA 123 DB, ku pranë një pike karburani disa persona të maskuar kanë tentuar ta grabisin atë. 28 vjeçari është përleshur me agresorët duke marrë disa dëmtime të lehta.

Personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes pa mundur të kryejnë vjedhjen e planifikuar, ndërsa më pas ka mbërritur policia e cila po punon për identifikimin e autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu