Hapësire reklamuese

Politikë

Lezha mbushet me parulla: A komunikon kryetari i bashkisë në aplikacionin e vdekjes, SKY ECC?!

Shkruar nga Newsbomb
Lezha mbushet me parulla: A komunikon kryetari i bashkisë në

Qyteti i Lezhës është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune me disa fletushka të shpërndara në pika të ndryshme, me një parullë që shigjeton kryebashkiakun socialist Pjerin Ndreu. Ky i fundit është në mandatin e tij të dytë në krye të Lezhës.

"A komunikon kryetari i bashkisë në aplikacionin e vdekjes, SKY ECC?", është mesazhi që përmban fletushka e ngjitur në një kabinë të ujësjellësit.

Një vit më parë autoritetet franceze njoftuan thyerjen e aplikacioneve sekrete të komunikimit të kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta. Muaj më parë këto biseda i janë dërguar dhe SPAK në Shqipëri dhe shpesh është aluduar se në këto mesazhe dalin dhe shumë politikanë.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu e ka shpërndarë vetë një nga këto parulla dhe akuzon se ato janë shpërndarë nga kundërshtarët, për shkak të humbjes më 14 Maj.

"Meqe dike se ka zene gjumi mbreme, sepse nuk i del e keqja nga humbja, po i pergjigjem se nuk e njoh fare kete aplikacion e as kete lloj komunikimi! Jo vetem kaq por Kryetari i Bashkise megjithe deshiren e shumekujt, nuk eshte ulur kurre ne nje tavoline ku eshte folur per nje veper penale", shkruan ai.

Më tej, Pjerin Ndreu shton se asnjë nga familjarët e tij nga babai dhe nga nëna nuk është i dënuar apo të quhet "kontigjent kriminal". Kryebashkiaku i Lezhës i quan parullat sajesa dhe zotohet se edhe 8 vite do të jetë në krye të qytetit.

"Dhe meqe jeni kurioze po ju bej me dije se deri ne 5 brez as nga babai e as nga nena nuk kam asnje qe quhet kontigjent krimi, jo me te denuar apo me probleme trafiqesh kriminalitetit! Sajoni ndonje gje tjeter se keni kohe edhe 8 vite qe do me keni aty", përmbyll ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese