Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lezha i bashkohet “kryengritjes” së Vlorës: Ndalimi i muzikës na largon klientët, vetëm 1 muaj punojmë! Ora të shtyhet deri në 01.00

Shkruar nga Newsbomb
Lezha i bashkohet “kryengritjes” së Vlorës: Ndalimi i

Pronarët e bizneseve në Lezhë kërkojnë që të shtyhet ora policore gjatë sezonit turistik. Sot, ata përmes një deklarate për mediat kanë thënë se ndalimi i muzikës dhe ora policore po ju largojnë klientët.

Ata kërkojnë që  ora policore të shkojë në 01:00, pas mesante. Pronarët e bareve në Lezhës, njëlloj si ata në Vlorë, thonë se ky është i vetmi muaj që ata punojnë, sepse në periudhën tjetër të vitit i mbyllin bizneset.

"Kërkojmë që ora policore të shkojë në 01:00. Kufzimi i orës për muzikën na largon klientët. Është i vetmi muaj që punojmë, 11 muaj i vëmë çelsat. Penalizohen shumë zinxhirë pas nesh, nuk  jemi vetëm ne të dëmtuar, por janë edhe dyqanet e mishit dhe bulmetoret. Ne na intereson që të punojmë, qeveria duhet të tregohet e kuptueshme", shprehen disa nga pronarët e bizneseve.

Kujtojmë se, pronarët e bizneseve në Vlorë janë ngritur sot në protestë, ku kërkonin që të shtyhet ora policore pasi janë duke u dëmtuar ekonomikisht.  Mbrëmjen e djeshme ka pasur përplasje mes policisë dhe pronarëve, disa persona janë shoqëruar, mes tyre edhe një grua.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll